top of page

Per Autorin

Tahir Jaha me dinjitetin dhe modestinë e tij ishte i dashur në familje dhe në shoqëri,si njeri dhe si letrar. Koincidenca domethënëse e përmbajtjes së emrit dhe mbiemrit të tij përputhet me shpirtin ,jetën dhe veprën e tij: emri Tahir,ar.- i pastër; Jaha, ar. – i gjallë. Andaj,mund të thuhet se Tahir Jaha të gjitha stinët e jetës së tij i vendosi sipas kësaj përmbajtjeje jetësore të emrit dhe mbiemrit të tij. Dhe, me plot gojën, mund të thuhet se ky njeri kishte energji pozitive,ishte njeri serioz, i ndershëm në punë dhe i mrekullueshëm në të gjitha kohët e mënyrës dëftore të foljes “ me qenë “. Si fjalët i kishte punët. Ishte aktor i bindjes aktive bamirëse dhe i historisë së humanizmit në Kosovë. Kurrë veta e dytë dhe e tretë e përemrit vetor,në veprimtarinë e tij, nuk zëvendësohej me veten e parë,kur është fjala për ndonjë përfitim personal. Përherë koha e kaluar zëvendësohej me veten e parë në veprim. Personazhet e tij, ishin si vetja e tij, që përherë u gjente një zgjidhje, e cila lexuesin nuk e lë të varur. 

bottom of page